Edi Rama ka dhënë ditën e sotme një intervistë për televizionin grek “MEGA”, e cila vjen dy ditë pas mitingut që Sali Berisha bëri në Athinë, ku po ashtu dhe ai dha intervista për mediat greke.
Rama u justifikua se në atë kohë ishte më i ri, nuk i ishin zbardhur të gjitha flokët dhe se Trump ishte ende kandidat dhe jo president, teksa shtoi se tani ka ndryshuar mendim.
BISEDA
Edir Rama: Jetojmë në kohëra revolucionare. Ne duhet të jetojmë me të, të reagojmë ndaj kësaj, të mos ankohemi e të mos mendojmë se status quoja me të cilin jemi mësuar mund të na ndihmojë. Kur bëhet fjalë për këtë pyetja ime nuk ka të bëjë me SHBA e Rusinë por Europën. Çfarë po bën Europa në këto rrethana ku SHBA e Rusisë po diskutojnë për një gjë që ka të bëjë me Europën. Më duhet tju them se këto janë ato raste kur ndjej keqardhje për miq e kolegët e mi që janë në krye të Europës se ju duhet të bëjnë zgjedhje të vështira dhe nuk u kam aspak zili.
A jeni dakord me ata që thonë se kamungesë qeverisjeje në BE?
Edir Rama: Europa është projekti më i mrekullueshëm i njerëzimit, por kështu siç është Europa ngjan me një pacient me 27 mjekë. Nuk është panoramë që të jep forcë e siguri. Jo vetëm se janë 27 mjekë por dhe patologë.
A ka kërcënim ekzistencial Europa?
Edir Rama: Është fjalë e madhe, por më keq se kërcënimi ekzistencial do të ishte që ky kontinent të shndërrohej në i parëndësishëm.
Në 2016 shkaktuat reagime kur thatë se një fitore e mundshme e Trump do të ishte dëm për votën demokratike. A keni ndryshuar mendje?
Edir Rama: Në 2016 nuk i kisha të gjithë flokët e bardhë. Isha më i ri dhe ai nuk ishte president ishte kandidat. Më pas u bë president. Munda ta shoh në veprim nga afër, e sigurisht kam ndryshuar mendim. Për më tepër mendoj se nëse Europa do të fajësojë Trump për situatën e saj do të ishte gabim i tmerrshëm.
Nëse NATO do të garantojë një marrëveshje të mundshme të paqes në Ukrainë, a do të ishit I prirur për të dërguar trupa për të zbatuar marrëveshjen me Ukrainë. Kemi dëgjuar që kryeministri britanik të thotë Po?
Edir Rama: Unë jam shumë më i gjatë se kryeministri britanik por vendi im është më I vogël. Është shumë më komplekse sesa kaq. Nuk duhet të vazhdojmë të mendojmë në mënyrë lineare. Nuk është vetëm një por janë një sërë gjërash.