Barcelona dhe Atletico Madrid po përballen me njëra-tjetrën në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit në Spanjë.
Skuadra e Diego Simeones e ka nisur në mënyrë perfekte takimin teksa në 6 minutat e para ka gjetur rrugën e rrjetës dy herë.
Julian Alvarez zhbllokoi takimin që në minutën e parë. Clement Lenglet kroson drejt zonës ndërsa sulmuesi argjentinas godet saktë duke shënuar.
Griezmann i dha goditjen e dyfishtë skuadrës së Flick 5 minuta më vonë duke i çuar shifrat në 0-2.