Një tjetër audio nga seanca e masës së sigurisë së kryebashkiakut Veliaj tregon përplasjet me tij dhe prokurorit Ols dado.
Ky i fundit dëgjohet teksa e quan Veliajn një gënjeshtar patologjik. Pas këtij tensioni të krijuar në sallë, gjyqtari është detyruar disa aherë të ndërhyrë për rë qetësuar situatën
Pjesë nga biseda që dëgjohet në audio:
Gjykatësi: Fjalën e ka zoti Veliaj. Atëherë, pa… besoj i keni mbajtur shënim çfarë keni… vetëm përsëritje të mos bëjmë në ato që keni… mund të shtoni diçka tjetër, çfarë të doni ju, vetëm jo të njëjtat gjëra në atë që keni cituar.
Erion Veliaj: Ju falenderoj i nderuar z. Gjyqtar, por e vetmja gjë që unë nuk dëgjova është unë pse jam në burg? Pra, i dëgjova të gjithë, por nga prokuroria nuk dëgjova, unë pse jam në burg? Pra, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, i votuar nga populli, në krye të detyrës, duke hapur kopshte dhe çerdhe. Unë nuk dëgjova, unë pse jam në burg? Pra, dëgjova arsyetime të gabuara, më pëlqejnë, s’më pëlqejnë, për të gjithë, nuk dëgjova për veten time. Unë pse jam në burg? Pse jam në burg? Pse jam larg familjes? Pse jam larg detyrës kur e kam bërë me shumë përkushtim këtë detyrë. Dhe ajo që më rezulton që po ndodh është se këtu po ndodh një veting. Një veting! E kemi konsumuar edhe me prokurorin dhe tha: Sa mirë ne tha, që na bëtë zbor për vetingun, tani e ke radhën ti. Tani kjo nuk funksionon kështu. O të kemi një ligj për veting për politikanët dhe unë mund ta mendoj, i futem, s’i futëm kësaj pune…
[Prokurorët ndërhyjnë, por nuk dëgjohet mirë në audio]
Erion Veliaj: Sepse, i nderuar gjyqtar, kur i referohesh atyre materialeve për udhëtime me çarter, janë ato të Sava Tours-it…
Prokurori: Je një gënjeshtar patologjik…
Erion Veliaj: Flasim për udhëtime nga këto…
Prokurori: Është një gënjeshtar patologjik…
Erion Veliaj: …Antalia, Bodrum, të 2004-ës të 2006-ës…
Prokurori: Je një gënjeshtar patologjik. Je një njeri që gënjen.
Erion Veliaj: …kam qenë 24 vjeç, 26 vjeç, të 2007 27 vjeç, çfarë lidhje ka? Pra, ky është një veting i jetës sime.
Prokurori: …është shumë i pistë.
Erion Veliaj: Pra, Nesti Angoni, që është një instrument në këtë rast, për t’i bërë një veting jetës time kur nuk ka ligj vettng-u. Pra, ne nuk kemi faj, nuk kemi incenerator, nuk kemi 5D, por këtij do t’i kapim një gjë patjetër. Kshu që kemi gjithë jetën e këtij. Pra, për çfarë po akuzohem unë? S’e tha asnjë prej prokurorëve. Unë pse jam në burg sot? Kjo është shumë e rëndësishme. Dhe aplikimi i një ligji që është për të tjerë njerëz… ta dija që kishte një ligj vetingu që unë duhet të kontrolloj të gjithë avionët ku futem, ku dal, kush është tjetër në avion… në avion mund të ketë qenë edhe Bin Laden, ku e di unë? Unë nuk skanoj avionët kur futem. Kështu që, më duket e tepruar, pra presupozimi, insinuata, këto hilet e vogla që shiko se e keni filluar ju që në vitin 2004. në 2004 çfarë? Unë hidhja letër higjienike te Albtelekomi në 2004. Unë çoja ato gomarët për buxhetin e arsimit. Pra, çfarë kam filluar unë në 2004 që kjo qenka dëshmi… pra, më paska korruptuar mua Gent Sula në 2004 se paske qenë në një avion…
Prokurori: Po s’ta ka thënë kush atë, s’ta ka thënë kush atë!
Erion Veliaj: Kjo është shumë e rëndësishme. Së dyti, së dyti…
[Gjyqtari tërheq vëmendjen]
Prokurori: Po thotë gjëra të pavërteta zoti kryetar…
Erion Veliaj: Tani unë e dëgjova, zoti kryetar…
Prokurori: As ligj vetingu.
Erion Veliaj: …duhet të dëgjojë.
(Gjyqtari tërheq vëmendjen)
Prokurori: I ke të regjistruara, i ke të regjistruara zotëri.
Erion Veliaj: Mund të më dëgjosh, se unë të dëgjova.
Gjykatësi: Prokuror!
Erion Veliaj: Edhe një herë! Mos e tundni dorën ashtu se unë ju dëgjova…
Gjykatësi: Prokuror!
Prokurori: Gënjeshtar, gënjeshtar, gënjeshtar.
Prokurori: Je patologjik! Je patologjik!
Erion Veliaj: Kjo është një situatë e pabarabartë.
Gjykatësi: Prokuror!
Prokurori: I ke të gjitha të regjistruara…
Gjykatësi: Prokurori!
Prokurori: Po ta bëj dhe këtë surprizë.
Gjykatësi: Prokurori!
Prokurori: Hë!
Gjykatësi: Atëherë gjykata…
Erion Veliaj: Zoti Kryetar,
Gjykatësi: Atëherë…
Erion Veliaj: Kjo është e pabarabartë…
Gjykatësi: Atëherë, gjykata ju bën më dije që, pavarësisht çfarë thotë, duhet të respektojmë, siç ju dëgjoi zoti Veliaj, dhe ju duhet ta dëgjoni. Kështu e ka perceptuar, kështu po e thotë. Vazhdoni!
Erion Veliaj: Ndaj, i nderuar Kryetar, kjo është një situatë e pabarabartë. Unë jam në burg dhe nuk dëgjova pse…
Më herët gjatë ditës Veliaj foli edhe për akuzat e spak ndaj një personi që nuk e njihte fare.
Meriman Palushi paska marrë leje për shtëpi dykatëshe në katund. Online. Dhe qenka nën akuzë! “Ka ndihmuar aktivitete në Tiranë!”. Unë s’e njoh, ndërsa ai në më njeh, më njeh vetëm nga televizori. E shoh zotin Meriman në sallë, teksa “Kafka im” i sulej si hienë “thuaje, thuaje!”… I gjori Meriman përsëriste vetëm fjalinë “nuk e kam takuar kurrë Kryetarin e Bashkisë”. Të vërtetën thosh, po kujt ia thosh, një të devijuari nga trutë e kokës në mision për llogari të një fundërrine me emrin Sali.
Edhe kësaj radhe Veliaj nuk I ndal akuzat ndaj prokurorit Ols Dado.
E njeh Meriman Palushin? Jo pra, s’e njoh. E po rri brenda ndyrësirë, se kështu është kur një katundari si Merimani i jep leje për shtëpi me bahçe në Yrshek, kurse një prokurori ndërtues i bën naze për lejen e një cope pallati në mes të Tiranës.
Një ditë më parë Veliaj pretendoi se në sallën e gjyqit prokurori Dado e kishte sulmuar me fjalë fyese.