Suksesi ndërtohet në një garë të përbashkët

1 Min Read

“Koalicioni duhet të brendojë vetveten dhe mesazhin, pra të jetë jo vetëm që po shkojmë thjesht te PD, por po shkojmë si opozitë te shqiptarët për të ndërtuar diçka ndryshe”.

Mediu u shpreh i pakënaqur me rezultatin që PR ka pasur në zgjedhjet e mëparshme dhe kërkon një rezultat më të mirë në 11 maj. Sipas tij qëllimi i kësaj force politike është kontributi i përbashkët i opozitës dhe jo një rezultat në formë dhurate.

I pyetur se ku merr më shumë vota Partia Republikane, Mediu u përgjigj: “Unë kam marrë mandatin në Tiranë, kam kandiduar në Tiranë, megjithatë duhet të shqyrtojmë çdo lloj opsioni.  Nuk është vetëm fakti personal, por për të kontribuar si përfaqësues të  opozitës në të gjithë territorin, dhe duhen gërshetuar veprimtaritë që jo vetëm të shohim ku është mandati ynë, por të shohim sesi vota e PR në nivel kombëtar të jetë votë koalicioni”.

Share This Article
Leave a Comment