Futbollisti shkodran transferohet në Çeki, Vllaznia mbush arkat |

1 Min Read

Geralb Smajli do të vazhdojë karrierën në Çeki. Sipas raportimeve të fundit klubi i Mlada Boleslav, ka arritur akordin me Ballkanin, për transferimin e mbrojtësit të djathtë.

Akordi thuhet se është mbyllur për shumën e 350 mijë eurove. Nga ky transferim përfiton edhe Vllaznia, e cila do të marrë rreth 50 mijë euro.

Klubi shkodran, mbajti 15% të kartonit të Smajlit në verë kur u transferua te Ballkani. Mlada Boleslav militon në elitën e futbollit çek dhe shihet si një lëvizje e rëndësishme për karrierën e mbrojtësit.

Share This Article
Leave a Comment