Ndeshja vendimtare kundër Interit, Conte ndryshon modulin e lojës për të mposhtur zikaltrit |

1 Min Read

Antonio Conte ka në plan të ndryshojë modulin e lojës së Napolit për ndeshjen me Interin, pas humbjes 2-1 nga Como në fundjavë.

Napoli do të presë zikaltrit në “Stadio Maradona” të shtunën dhe kjo konsiderohet si ndeshja direkte për garën e titullit kampion.

Humbja e fundit i dha avantazh Interit, por lufta vazhdon. Me shitjen e yllit Khvicha Kvaratskhelia te PSG në merkaton e janarit, Conte ka vendosur David Neres në krahun e majtë.

Mesfusha ka mbetur e njëjta, ndërsa në sulm luajnë Romelu Lukaku dhe Giacomo Raspadori. Ndërkohë, Giovanni Di Lorenzo, Matteo Politano, Pasquale Mazzocchi dhe Leonardo Spinazzola janë testuar si anësorë në ndeshjet e fundit.

Conte po bëhet gati të ndryshojë modulin në 4-3-3, një gjë jo edhe aq e zakonshme prej tij. Spinazzola pritet të luajë si sulmues i majtë, kurse Mathias Olivera si mbrojtës i majtë.

Share This Article
Leave a Comment