Dumani zbulon gjatë dëshmisë kodet në PIN-et e SKY ECC, Enver Diva: Pse s’tregon për çantën me lekë që të dhanë 2 deputetët për vrasjen e Talo Çelës?

2 Min Read

TIRANË- I penduari i drejtësisë për dosjen “Plumbi i Artë, Nuredin Dumani po dëshmon në seancën e sotme gjyqësore që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme. Gjatë dëshmisë së tij Dumani u shpreh se për vrasjen e Bujar Çelës nuk ka marrë asnjë para pasi sipas tij u përfshi për hakmarrje pas vrasjes se shokut të tij të fëmijërisë, Klevis Kapllani. Ai shtoi se paratë për vrasjen e Çelës i kanë dërguar të nesërmen në Vlorë me një makinë. Dumani theksoi se ato para i paguajti Erjon Alibej.

“Unë për vrasjen e vëllait të Talos nuk mora asnjë lek, sepse u përfshiva për hakmarrje, pasi u vra Klevis Kapllani, lekët për vrasjen e Bujar Çelës i kanë sjellë të nesërmen në Vorë, me një makinë, pagoi Erjon Alibej,” tha ai.

I pyetur nga avokatët se çfarë pseudonimesh ka përdorur në PIN-et e SKY ECC për të cilat tha se ka pasur disa, Dumani listoi tre prej tyre. Sipas tij tre pseudonimet e tij janë “Covid 19”, “alkatraz” dhe “totorina”.

Më tej në seancë është hedhur një detaj tjetër në dritë nga i arrestuari Enver Diva. Ai u shpreh se Nuredin Dumani ka takuar në një rast dy biznesmenë dhe dy deputetë në një lokal ku ata i kanë dhanë foton e Talo Çelës dhe një çantë me lekë për ta vrarë. Ai më tej i ka kërkuar llogari Dumanit se përse nuk i tregon këto ndërsa ky i fundit i ka hedhur poshtë këto deklarata. Sipas Dumanit ajo çfarë thotë Diva nuk është e vërtëtë.

“Nuredin Dumani takoi 2 biznesmenë dhe 2 deputetë në një lokal, i dhanë foton e Talo Çelës dhe një çantë me lekë dhe i thanë ‘e duam të vrarë’, pse nuk i tregon ky këto…?!”, tha ai.

“Nuk është e vërtetë kjo”, reagoi Dumani.

Share This Article
Leave a Comment