Nëse nuk martohen, kompania do të bëjë një “vlerësim” të tyre. E nëse deri në fund të shtatorit janë ende beqarë, do të shkarkohen.
Ndërsa lajmi u bë viral, përdoruesit e rrjeteve sociale kritikuan vendimin, duke deklaruar se kompania po shkelte disa ligje. Kjo bëri që zyra lokale e burimeve njerëzore dhe e sigurimeve shoqërore të anulonte njoftimin. Kompania konfirmoi se njoftimi ishte ndërprerë dhe rregulloret ishin anuluar, duke shtuar se do të forconte menaxhimin e brendshëm, do të studionte ligjet dhe rregulloret përkatëse dhe do të parandalonte që incidente të tilla të përsëriten.
Një studim i ri ka përcaktuar se kush ka më shumë gjasa mes gruas dhe burrit të dobësohet dhe të shtojë peshë pas martesës. Martesa ka një ndikim të rëndësishëm në shtimin e peshës së meshkujve, veçanërisht në pesë vitet e para pas martesës, sipas hulumtimit të publikuar në revistën profesionale “Economics & Human Biology”. Tek gratë, nuk është vendosur asnjë korrelacion midis martesës dhe shtimit në peshë. Studiuesit nga Akademia Kineze e Shkencave Sociale (CASS) analizuan të dhënat nga 10 sondazhe të shëndetit dhe të ushqyerit nga 1989 deri në 2015. Ata zbuluan se martesa ishte e lidhur me një rritje prej 5.2% në prevalencën e obezitetit për meshkujt dhe një rritje prej 2.5% në obezitetin.