Veliaj dy 2 javë në burg, Balluku vijon gostinë, si e festoi arrestimin e kryebashkiakut me tortën “Bela”, gatoi…

3 Min Read

Në skenën e trazuar politike, ku prangat, intrigat dhe ambiciet përplasen çdo ditë, historia e fundit që vjen nga Partia Socialiste duket se ka shije të ëmbël. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj numëron ditët pas hekurave, një tjetër figurë e lartë e pushtetit, zv/kryeministrja Belinda Balluku, ka vendosur të festojë me çdo lloj ëmbëlsire, duke kthyer 14 ditët e fundit që përkojnë edhe me arrestimin dhe qëndrimin e Veliajt në burg, në një maratonë sheqeri dhe simbolikash politike. Të gjitha këto momente festive e gostie zonja Balluku i ka ndarë në rrjetet sociale përmes fotove dhe videove.

Kështu në ditën e parë pas arrestimit të Veliajt, Balluku hapi shishet e likerit dhe shijoi një tortë “Bella” në zyrën e saj elektorale në Fier, ndërsa jashtë mureve të qeverisë nisnin lëkundjet politike. Por ironia ishte se tortën e shoqëroi me Red Bull dhe fruta të thata, sikur të niste një garë maratone që vetëm ajo e dinte se ku do të përfundonte.

Sidoqoftë ironia e gjithë kësaj është se teksa Veliaj përballet me hetimet e rënda dhe sheh karrierën e tij politike të varrosur nën dosje dhe akuza, Balluku zgjedh të festojë çdo ditë, sikur prangat e kolegut të saj të ishin një fitore personale. Kjo nuk është vetëm një histori ëmbëlsirash. Është një metaforë brutale e politikës shqiptare, se kush bie, bëhet revania e tryezës së pushtetit.

Megjithatë mes festës dhe dramës, intrigës dhe kalkulimeve politike, një fakt është i qartë, për zv/kryeministren Balluku, këto 14 ditë që nga koha kur është arrestuara Veliaj me urdhër të Prokurorisë Speciale (SPAK) nuk ishin vetëm një periudhë pasigurie, por një mundësi për të konsoliduar pozitat e saj brenda PS, duke qenë se kryebashkiaku i Tiranës ishte pengesë për të, por qoftë edhe duke shijuar çdo copë ëmbëlsire në horizontin e pushtetit.

Por pyetja që mbetet pezull është: a ishte kjo një festë e fundit para një stuhie më të madhe? Apo Balluku, pas gjithë këtyre ëmbëlsirave, po përgatitet për të ngrënë “kekun e kurorëzimit” të pushtetit? Një gjë është e sigurt, se në këtë lojë, çdo copë revani ka një çmim politik. Dhe dikush tjetër mund të jetë tashmë në radhë për ta paguar. Pra e gjithë kjo histori tregon se në politikën shqiptare, një arrestim mund të shërbejë si tragjedi për njërin, por si festë për tjetrin.

Share This Article
Leave a Comment