Jemi vetëm 2 vite larg BEsë, rëndësi ka të shkojmë atje

1 Min Read

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe pyetjeve e komenteve të fundit në ‘Sy m’sy’, që lidheshin me kritika për gjendjen ku ndodhej vendi dhe ecurinë e ngadaltë drejt zhvillimit.

Ai theksoi se vendi ndodhet vetëm 2 vite larg ditës historike kur do ulet në tavolinë e BE me negociatat e përfunduara dhe për këtë nuk kishte shumë rëndësi se cili do ishte emri, i tiji apo i ndonjë tjetri, pasi rëndësi kishte vetëm integrimi.

“Ankohuni për Shqipërinë, ankohuni, po kur të shkoni në BE do shikoni se sistemi bëhet më avash. Thoni për rrugët, shkoni në BE e pyesni se sa kohë do?! Jemi shumë afër miq, jemi shumë afër, vetëm 2 vjet afër. Nuk ka rëndësi se kush është, Rama apo një tjetër, rëndësi ka që të shkojmë atje, 2 vjet larg. Pasi të shkojmë mund të merreni me të tjerat. Po sharjet i keni ju, unë nuk i lexoj ato”,, u shpreh ai teksa mbylli fjalën e tij me një shkelje syri dhe një OK me gishtin e madh.

Share This Article
Leave a Comment