Lamine Yamal publikon foton e këmbës së gjak*sur, pamje tronditëse: “No es falta!”

3 Min Read

Lamine Yamal ndau në Instagram një video të shkurtër ku tregon gjendjen e këmbës së tij të majtë pas “trajtimeve” që mori gjatë ndeshjes së kampionatit kundër Las Palmas. Ndërsa fitorja e Barcelonës, e cila i lejon të mbeten në krye të La Ligës (me pikë të barabarta me Real Madridin), ishte një arsye për kënaqësi, vendimet e arbitrit shkaktuan zemërim për mosndëshkimin e disa ndërhyrjeve të kundërshtarëve, që ishin në kufijtë e rregullores. Një prej tyre i shkaktoi një plagë të lehtë.

Bëhet fjalë për trajtimin që mori nga Álex Muñoz, të cilin arbitri Cordero Vega e fali duke treguar një tolerancë të tepruar. Një qëndrim që nuk i pëlqeu aspak talentit katalanas, i cili me ironi shkroi në rrjetet sociale: “Nuk është faull!” – duke e shoqëruar postimin me një foto të këmbës së tij pas përfundimit të ndeshjes.

Lexo më tej: Lewandowski shënon me penallti, anulohet goli i Rayo: Barcelona rimerr kryesimin

Pjesa e përparme e çorapes ishte e mbushur me gjak, duke treguar qartë se goditja që kishte marrë kishte qenë e dhimbshme dhe kishte lënë gjurmë. Postimi i tij përfshinte gjithashtu dy emoji duke qeshur dhe një tjetër me dorën në fytyrë, duke shprehur zhgënjimin e tij.

Yamal

Çfarë ndodhi në fushë?

Pamjet dhe videot nga ndeshja tregojnë qartë pse Yamal protestoi kaq shumë ndaj arbitrit. I rrethuar nga dy kundërshtarë (njëri pas shpine dhe tjetri përballë), anësori i kombëtares spanjolle u përpoq të mbante topin, por përfundoi duke u shkelur brutalisht nga Álex Muñoz. Arbitri nuk e pa të arsyeshme të ndëshkonte ndërhyrjen dhe la lojën të vazhdonte.

Megjithatë, dëmtimi në këmbën e majtë nuk është shqetësues, pavarësisht pamjes tronditëse të çorapes së përgjakur. Yamal mbetet një nga lojtarët kyç të Barcelonës, që në fazën e 1/8-ve të Champions League do të përballet me Napolin. Deri më tani, në 33 ndeshje në të gjitha garat, ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 16 asistime. Këmba e tij mbetet “e nxehtë”, asnjë goditje nuk mund ta ndalojë.

Share This Article
Leave a Comment