Deputetja Jorida Tabaku tha se vota e diasporës do të shërbejë për të ndryshuar sisteme në vendin tonë.

Që ka ardh radha e Edi Ramës për të ikur, ka ardhur me kohë. Po Edi Ramën do ta heqim ne me votën tonë, do të heqi diaspora me votën e vet. Sot është modeli i kriminelit, modeli i atij që vjedh, modeli i atij që zhvat. Do ta rrëzojmë atë sistem që sot është bërë barra më e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dhe ne do të ngrejmë një model të drejtë, një model që i jep vlerë punës, i jep vlerë njeriut të punës, i jep vlerë sipërmarrjes. Një model me taksa të ulëta dhe të sheshta. Një model që vlerëson punën, djersën”, tha Tabaku.

Demokratët i bën thirrje diasporës që të regjistrohen deri më 4 Mars, duke thënë se vota e tyre është e rëndësishme për të patur rotacion politik në vendin tonë.

Klan News