Liverpool drejt titullit kampion, kompania e basteve jep që tani paratë |

3 Min Read

Kompania e basteve “Paddy Power” i ka lënë lojtarët të habitur pasi pagoi bastet e vendosura për Liverpulin që fiton Premier League, pas humbjes së Arsenalit ndaj West Ham e cila mund të rezultojë fatale për garën e tyre për titull.

Skuadra e Mikel Artetës shkonte në ndeshjen e së shtunës në “Emirates” duke kërkuar të përfitonte nga ngadalësimi i Liverpoolit kundër Aston Vilës, pasi “Reds” barazuan në mesjavë.

Por me mundësinë për ta ngushtuar diferencën momentale në pesë pikë me kryesuesit e kampionatit, Arsenali ishte pa dhëmbë në derbin e Londrës, dhe djemtë e Graham Poterit arritën një fitore komode në “Emirates”.

Duke i dhënë fund një serie prej katër ndeshjesh pa fitore, goditja e Bouenit në fundin e pjesës së parë, bëri diferencën për West Ham, me problemet e Arsenalit që u vështirësuan pas përjashtimit të Myles Lewis-Skelly me karton të kuq në pjesën e dytë.

Dhe ende pa u luajtur ndeshja Manchester City-Liverpool, për kompaninë e basteve “Paddy Power”, humbja e “Topçinjve” mjaftoi për t’i bindur ata se gjithçka ka marrë fund në garën për titull në Premier Ligë.

“Paddy Power” njoftoi se ka vendosur të paguajë bastin e vendosur se Liverpooli do të shpallet kampion në Premier Ligë këtë sezon, jo më shumë se tre muaj nga java e fundit e kampionatit.

Duke postuar vendimin e tyre në platformën “X”, ata shkruanin: “Kemi parë mjaft. Me humbjen e Arsenalit ndaj Uest Hemit, gara për titull ka përfunduar. Pra, ne po paguajmë bastet që Liverpuli fiton Premier Ligën 2024-2025”.

I prekur nga mungesa e opsioneve në sulm, Arteta zgjodhi të fuste Mikel Merino në sulm edhe një herë tjetër pas heroizmave të tij kur hyri zëvendësues kundër Lestërit javën e kaluar dhe shënoi dy golat e fitores në fund.

Megjithatë, përballë një mbrojtësi me cilësi shumë më të lartë se ai i “Dhelprave”, Merino dukej si një peshk jashtë ujit që endej në sulm, me Arsenalin që nuk mundi të bënte shumë në sulm gjatë gjithë ndeshjes.

Renditja:

Share This Article
Leave a Comment