EMRAT/ Plagosja e kushëririt të kryebashkiakut në Kukës, arrestohen 3 persona. Si u kapën në Tiranë |

2 Min Read

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kukësit, me urdhër të prokurores Vilma Kapaj, të cilët akuzohen për plagosjen e Elvis Halilajt, kushëririt të kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilajt.

Në pranga janë vënë shtetasit:

  • Zenel Muçmata, i dyshuar per kryerjen e vepres penale te “Vrasje me paramendim” e kryer ne bashkepunim e mbetur ne tentative dhe “Armembajtje pa leje”.
  • Genci Pinguli, i dyshuar per vepren penale te “Perkrahje e autorit te dyshuar per nje krim”.
  • Enes Asllanaj, i dyshuar per vepren penale te “Perkrahje e autorit te dyshuar per nje krim”.

Prokuroria e Kukësit raporton se ky operacion ishte në vijim të hetimeve të plagosjes së ndodhur më 19 Shkurt në qytetin e Kukësit, ku Elvis Halilaj mbeti i plagosur me armë zjarri pas një konflikti me vëllezërit Muçmata. Pas kësaj ngjarjeje ndaj Zenel Muçmatës, ishte caktuar masa e arrestit në burg në mungesë.

Zenel Muçmata mban postin e drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë e Kukësit. Dyshohet se autori i plagosjes së Halilajt është vëllai i Zenel Muçmatës, Sebastian Muçmata, i cili u dorëzua në Polici disa orë pas ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se Zenel Muçmata, Genci Pinguli dhe Enes Asllanaj janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se Zenel Muçmata ishte strehuar në një banesë pranë “9-katsheve” dhe njëri prej të arrestuarve do t’i çonte ushqim dhe tjetri do ta largonte.

Share This Article
Leave a Comment