Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar ditën e sotme se Turqia ka një rol kyç në Evropë pas zhvillimeve gjeopolitike. Pas mbledhjes së Këshillit Presidencial të Ministrave, Erdogan u shpreh se integrimi i plotë i Turqisë në Bashkimin Evropian mund ta shpëtojë BE nga ngërçi, ekonomia, mbrojtja si dhe politika e reputacioni ndërkomëtar.
“Demokracia liberale, ideologjia më joshëse e shekullit të kaluar, ka hyrë në një krizë dhe ngërç serioz. Është Turqia dhe integrimi i saj i plotë në BE që mund ta shpëtojë Bashkimin Evropian nga ngërçi, nga ekonomia te mbrojtja dhe nga politika te reputacioni ndërkombëtar. Siç u tregua në zgjedhjet e fundit, vakuumi i krijuar në demokracitë evropiane po mbushet nga demagogë të ekstremit të djathtë,” tha Erdogan.
Presidenti Erdogan shtoi se sa më shpejt të bashkohet Turqia në BE aq më mirë do të jetë dhe se duan të avancojnë në procesin e integrimit. Erdogan deklaroi se ngjarjet e ndodhura në Siri dhe Ukrainë kanë konfirmuar neovjën e Evropës për Turqinë, ku ai cilëson si thelbësore mbrojtjen e interesave të tyre.