SPAK hedh poshtë Veliajn dhe publikon dokumentin: Në audion e kësaj seance nuk përmendet fjala “ndyrësirë” 

1 Min Read

Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion ka reaguar pas GJKKOsë, teksa ka hedhur poshtë pretendimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, se gjatë seancës është cilësuar si “ndyrësirë” nga prokurori i çështjes, Ols Dado. 

SPAK ka publikuar dokumentet zyrtare të GJKKOsë dhe transkriptin e mbledhjes, teksa thekson se kjo seancë është dhe e regjistruar me audio dhe në asnjë rast nuk është përdorur termi fyes ndaj Erion Veliajt. 

Në bisedën e publikuar nga SPAK, shihet teksa prokurori e cilëson si kërcënim publikimin e adresës së banesës së tij nga kryebashkiaku Veliaj. 

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ju informon si vijon: Procesverbali i seancës gjyqësore i datës 12.02.2025, në faqen 292, e numërtuar nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dhe audio e kësaj seance nuk përfshijnë fjalët e përmendura nga personi nën hetim, E.V., të publikuara sot në media. Kjo më sipër është faqja 292 e procesverbalit të skanuar, e firmosur nga sekretarja e GJKKOsë”, thuhet ne reagimin e SPAK. 

 

Share This Article
Leave a Comment