Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të fillojë përpjekjet për të formuar një qeveri koalicioni, pasi blloku i tij konservator fitoi zgjedhjet kombëtare, në një garë ku partitë e ekstremit të djathtë dhe të majtë morën mbështetje të konsiderueshme nga votues të pakënaqur.
“Për mua, prioritet absolut do të jetë forcimi sa më i shpejtë i Europës, në mënyrë që të arrijmë pavarësi të vërtetë nga SHBA hap pas hapi,” deklaroi ai të dielën.
Blloku konservator CDU/CSU doli forcë e parë me 28.6% të votave, i ndjekur nga AfD me 20.8%, rezultati më i lartë ndonjëherë për këtë parti, sipas rezultateve paraprake.
Kjo do të thotë se Merz do të duhet të negociojë me socialdemokratët e Scholz (SPD) për të formuar qeverinë, në bisedime që pritet të zgjasin me muaj, pas një fushate të ashpër që nxori në pah ndasi të mëdha politike.
/Reuters/