Sekretari i përgjithshëm i SPDsë, Matthias Miersch, ka komentuar rezultatet e para të zgjedhjeve në Gjermani, duke e cilësuar humbjen si “historike” dhe një mbrëmje të hidhur për partinë.
Sipas mediave të huaja ai theksoi se koalicioni, i formuar nga SPDja, ka dështuar dhe është rrëzuar nga zgjedhësit.
Në një përgjigje për mundësinë që SPDja të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, Miersch tha se fjalën e fundit do ta kenë anëtarët e partisë, duke lënë të hapur mundësinë e një vendimi brendapartiak, mbi hapat që do të ndjekin pas këtyre rezultateve.
The post “Humbje historike!” Zgjedhjet në Gjermani/ Sondazhet e nxjerrin forcë të tretë, partia e Scholz: Një mbrëmje e hidhur appeared first on GIJOTINA.