Teuta fiton përballjen për mbijetesë ndaj Tiranës, Skënderbeu befason Egnatian |

1 Min Read

Teuta triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj Tiranës, në sfidën e javës së 26-të në Superiore.

Tirana kaloi e para në avantazh me Jarmouni në minutën e 15-të, por vetëm dy minuta më vonë Simeu barazoi shifrat.

Lloci përmbysi rezultatin në minutën e 87-të, duke shënuar me penallti. Kjo fitore e ngjit Teutën në vendin e tetë me 27 pikë, ndërsa Tirana zbret në vendin e parafundit me 26 pikë. Debutim me fitore për trajnerin Hodo, që mori vendin e Bledar Devollit te Teuta.

Në sfidën tjetër, Skënderbeu ka mundur  Egnatian me shifrat 1-0 në Korçë, duke ringjallur edhe një herë shpresat për mbijetesën.

Korçarët iu falën një goli të shënuar nga Ardit Nikaj me penallti në minutën e 59-të, për të marrë tre pikë të arta.

Skuadra juglindore ishte dominuese ndaj kryesuesve, duke kërkuar me ngulm fitoren. Skënderbeu humbi edhe një penallti në pjesën e parë me Bismark.

Kjo është humbja e parë për Egnatian në vitin 2025, me rrogozhinasit që mbeten në krye me 48 pikë. Në krahun tjetër Skënderbeu mban vendin e fundit me 23 pikë.

Share This Article
Leave a Comment