Edith Harxhi, anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike u shpreh e bindur se ‘non grata’ e Berishës nga SHBA ka rënë.
Në një emision televiziv, ajo u pyet në lidhje me efektin që ka dhënë Chris LaCivita në fushatë. Një nga çështjet kryesore është edhe ajo e “non gratës” së kryedemokratit Berisha në SHBA.
“Për mua si diplomate karriere më duhet t’ju them, “non grata” ka rënë tashmë. Pritet vetëm një akt administrativ. Ose ai i heqjes “per se” të “non gratës” nga sekretari Rubio ose një vizitë e zotit Berisha që do të rikuperojë gjithçka, që është e njëjta gjë me heqjen e ‘non gratës’”, tha Harxhi në “Klan News”.