Ati i Shenjtë në gjendje kritike

1 Min Read

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut  është përkeqësuar gjatë ditës së sotme, pasi Ati i Shenjtë mësohet se ka pësuar një krizë astmatike.

Sipas një njoftimi nga Vatikani, Papa ndodhet në gjendje kritike dhe sot është dashur t’i vendosen edhe aparaturat e oksigjenit.

Siç raporton agjencia e lajmeve Ansa, analizat e sotme të gjakut treguan gjithashtu një mungesë të trombociteve, e lidhur me aneminë, e cila kërkonte dhënien e transfuzionit të gjakut.

“Gjendja e Atit të Shenjtë vazhdon të jetë kritike. Papa nuk ndodhet jashtë rrezikut. Këtë mëngjes Papa Françesku pësoi një krizë të zgjatur të frymëmarrjes astmatike, e cila kërkonte edhe aplikimin e oksigjenit me fluks të lartë”, njofton Vatikani.

Në deklaratën e lëshuar thuhet se për shkak të situatës nuk mund të bëhet me siguri një prognozë mjekësore për ecurinë e sëmundjeve që po përjeton Papa. Sipas mjekëve, jeta e tij vijon të jetë në rrezik

Share This Article
Leave a Comment