Kokainë në lokal/ Arrestohet pronari në Berat, në pranga dhe bashkëpunëtorët që shpërndanin lëndën narkotike

1 Min Read

Një lokal, që përdorej për përdorimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, u zbulua në Berat.

Gjatë kontrollit në lokal dhe në banesat e të dyshuarve, u gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza lëndë narkotike kokaine, 1 peshore elektronike, 4 aparate celularë, pajisje elektronike, 3 automjete dhe shuma monetare, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike, ua shisnin shtetasve të tjerë në ambintet e lokalit.

Share This Article
Leave a Comment