Erion Dasho, një mjek nga diaspora merr pjesë në primaret e Partisë Demokratike

1 Min Read

Gara e primareve brenda Partisë Demokratike ka sjellë një emër surprizë në Qarkun e Beratit, Dr. Erion Dashon.

Dasho ka artikuluar një vizion të qartë edhe për reformimin e sistemit shëndetësor.

Ai ka propozuar modelin e bazuar mbi sigurimet shëndetësore si model për organizimin dhe financimin e sistemit shëndetësor, riorganizimin rrënjësor të kujdesit spitalor përmes ngritjes së spitaleve të reja universitare, si dhe transformimim e plotë digjital të shërbimeve shëndetësore.

Përtej shëndetësisë, ai ka denoncuar hapur edhe korrupsionin, aferat e qeverisjeve socialiste me djegësit dhe Portin e Durrësit, shkarjen e vendit drejt një regjimi diktatorial, skandalet me patronazhistët, vjedhjen e të dhënave të shqiptarëve, etj.

Vendimi i tij për t’u angazhuar drejtpërdrejt në politikë tregon një përkushtim për të sjellë ndryshime nga brenda sistemit, duke e bërë pjesëmarrjen e tij në primare një zhvillim me interes jo vetëm për qytetin e tij të lindjes, por edhe për politikën shqiptare në tërësi.

Share This Article
Leave a Comment