Xhaxhai dhe nipi dhunojnë një 52vjeçar në Sarandë, ndërhyn policia

1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një 52vjeçar është dhunuar brutalisht nga dy persona, duke pësuar dëmtime të rënda. Falë veprimeve të shpejta të Policisë, njëri nga autorët, një 37vjeçar me precedent kriminal, është lokalizuar dhe arrestuar në një banesë në fshatin Lukovë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 21 shkurt 2025, rreth orës 16:10, në lagjen nr. 3 të qytetit, në vendin e quajtur “Rruga për në Heremec”. Autorët, xhaxha dhe nip, kanë goditur viktimën me grushte, shkelma dhe sende të forta për motive të dobëta.

Ndërkohë, vijon kërkimi për bashkëpunëtorin e tij, një 29vjeçar, i cili është shpallur në kërkim. Policia ka angazhuar forcat operacionale për të siguruar arrestimin e tij sa më shpejt.

Materialet në lidhje me këtë ngjarje i janë referuar Prokurorisë, ndërsa ndaj të dyshuarve rëndon akuza për “Plagosje të rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

The post Xhaxhai dhe nipi dhunojnë një 52vjeçar në Sarandë, ndërhyn policia appeared first on | Lajme.

Share This Article
Leave a Comment