“Edhe mushkonjat do të t’i vras”/ Zbardhen mesazhet dhe arsyeja pse ‘Ben Qimja’ kanosi me jetë gjyqtarin e Fierit

1 Min Read

Arben Isufaj, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”, është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka kërcënuar gjyqtarin e Gjykatës së Fierit. Mësohet se zanafilla e sherrit ka nisur për një çështje që gjyqtari Vladimir Cjapi ka në ngarkim. Bëhet fjalë për çështjen gjyqësore “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, ku i pandehur është një nga nipat e “Ben Qimes”.

Dyshohet se Isufaj i ka kërkuar ndihmë gjyqtarit, por ky i fundit nuk ka pranuar dhe për pasojë është pritur keq.

“Mbaje mend se çdo të të bëj, edhe mushkonjat e shtëpisë do ti vras”, dyshohet të jetë ky mesazhi kërcënues që Isufaj i ka dërguar gjyqtarit.

Menjëherë pas mesazhit, gjyqtari Cjapi bërë kallëzim në polici.

Share This Article
Leave a Comment