GJKKO lë në burg Petrit Lakaton, dyshohet për pastrimin e parave të vëllezërve Çopja

1 Min Read

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Petrit Lakaton, shefi i kompanisë “Solis Farm”, i arrestuar tre ditë më parë si pjesë e grupit të organizatës kriminale të vëllezërve Hajdar e Franc Çopja.

Lakaton dyshohet se ka pastruar paratë e grupit, ndërsa SPAK ka sekuestruar kompaninë “Solis Farm” dhe një pikë agroturizmi në Mumajes të Baldushk-ut, ku ushtronte aktivitetin.

Po ashtu, janë sekuestruar pajisje, pasuri të tjera dhe një shumë parash e lloj markash luksoze që u gjetën gjatë kontrollit ndaj Lakaton.

Share This Article
Leave a Comment