KQZ ndaloi shqyrtimin e projektligjit për trajtimin e të dëņuarve dhe të paraburgosurve, Kuvendi e ankimon në KAS

1 Min Read

Kuvendi i Shqipërisë ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me shqyrtimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dëņuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, pasi miratimi i tij përbën një shkelje të Kodit Zgjedhor.

Kuvendi në ankimim shprehet se projektligji nuk parashikon dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetje ekonomike apo ulje taksash.

Po ashtu, në ankimimin e Kuvendit argumentohet se efektet e këtij ligji nuk janë të menjëhershme.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, ofron rregullim të kuadrit ligjor duke ju dhënë mundësi më të shpejtë të dënuarve të kalojnë në një institucion me një nivel më të ulët të sigurisë, përfshirë këtu edhe të dënuarit pranë institucioneve të sigurisë së lartë.

KQZ njoftoi se për shqyrtimin e ankimimit u hodh sot shorti që përcaktoi si relator Ilirjan Rusmalin.

Share This Article
Leave a Comment