“Lakuriqi i natës” / Kinezët zbulojnë koronavirusin e ri, transmetohet te njerëzit

1 Min Read

Një grup shkencëtarësh kinezë ka zbuluar një variant të ri të koronavirusit te lakuriqët e natës, i cili mund të ketë rrezik të mundshëm për t’u transmetuar nga kafshët te njerëzit.

Megjithatë, ata theksojnë se nuk duhet ekzagjeruar rreziku i përhapjes së tij tek popullata njerëzore, sipas një raporti nga gazeta “South China Morning Post” e Hong Kongut.

Studimi është realizuar nga shkencëtarët e Akademisë së Shkencave Guangzhou, Universitetit Wuhan dhe Institutit të Virologjisë Wuhan, me udhëheqjen e virologut Shi Zhengli në qytetin Guangzhou, Kinë.

Ata kanë identifikuar një variant të ri të virusit HKU5 te lakuriqët e natës në Hong Kong, që është pjesë e familjes merbeccoviruseve, e njohur për shkaktimin e sindromës së frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS).

Ata paralajmëruan se këto merbeccoviruset mund të paraqesin një rrezik të lartë për t’u transmetuar te njerëzit.

Share This Article
Leave a Comment