Ishdrejtori i ARRSH, Dashamir Xhika është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Kujtojmë se Xhika ka qenë dhe më parë në SPAK, më 14 mars të vitit të shkuar.
Xhika është akuzuar gjatë kohës që ka qenë drejtor i ARRSH lidhur me abuzimet më të mëdha në rrugën TiranëElbasan, që ishte kontraktuar për t’u ndërtuar me një vlerë që nisi me 240 milionë euro dhe përfundoi me 400 milionë euro.
Dashamir Xhika, ishdrejtori i ardhur nga radhët e LSIsë në kohën e qeverisjes PSLSI, në 4 shkurt 2018 u arrestua për abuzime me segmentin rrugor ElbasanGjinar.
Gjithashtu në atë kohë u arrestuan edhe Albens Alite e Aksel Qurduka, ishdrejtues të Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës TiranëElbasan.
Por ishdrejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika u lirua më 23 nëntor 2023 pas një vendimit të togave të Gjykatës Penale që ndryshuan masën në “arrest shtëpie”.
Hetimet nisën pas një auditimi që bëri në atë kohë Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës, i cili u përmbyll duke llogaritur një dëm prej rreth 54 milionë dollarësh me kontratat abuzive të aksit rrugor. Ndaj 3 ish zyrtarëve u ngritën akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, të kryer në bashkëpunim.
Sipas kallëzimit të Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës, dorëzuar në dhjetor të vitit 2017 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Xhika dhe dy ishzyrtarët e tjerë, veçmas dhe në bashkëpunim, kanë kryer veprime e mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë ndjekjes dhe zbatimit të kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë Elbasan.
Ky fakt ka shkaktuar pasoja të rënda për interesat e Buxhetit të Shtetit, si dhe ka krijuar kushte për përfitime të padrejta materiale nga subjekte juridike private. Procesi i auditit konstatoi efekte financiare me dëm ekonomik në vlerën 53,983,340 dollarë.
The post Abuzime me tendera/ Ishdrejtori i Autoritetit Rrugor, Dashamir Xhika paraqitet në SPAK appeared first on GIJOTINA.