Prokurori Dado i jep informacione? Berisha pranon se i ka kërkuar falje pasi e sulmoi publikisht – JavaNews.al

1 Min Read

Sali Berisha rrëzoi në emisionin “Debat” në A2 CNN, të gjitha akuzat e hedhura në drejtim të tij për lidhje me prokurorin Ols Dado që ka në dorë hetimet për Erion Veliajn.

I pyetur nëse janë këta njerëz të drejtësisë, të cilëve Rama u referohet si kamikazë, që i dorëzojnë dosjet e krimit dhe përgjimet e Sky ECC dhe EncroChat, Berisha e mohoi kategorikisht.

Madje Berisha tha se ai ka hedhur një akuzë në drejtim të Dados, kur deklaronte se kishte lidhje me të fortin e Shijakut, Altin Hajri, por për të cilën kërkoi ndjesë më vonë.

“Absolutisht kurrë, as njëri as tjetri. Unë e kam dëgjuar emrin e Olsi Dados, që u bë prominent, u bë kur unë e akuzova atë pa të drejtë se e lavdëronte Altin Hajri. Doli prokuroria menjëherë tha nuk është ky Olsi, është tjetër. Por secili ishte Olsi nuk e tregoi” – tha Berisha.

Share This Article
Leave a Comment