Teuta e di si mundet Tirana, durrsakët kërkojnë kthesën në “Niko Dovana” |

2 Min Read

“Preja” e preferuar e Teutës është Tirana. Ndaj bardhebluve, blutë kanë ditur gjithmonë të marrin maksimumin dhe pikët të plota. Ndërkohë, që dy ndeshjet e fundit midis Teutës dhe Tiranës, ajo e fazës së parë në Durrës është mbyllur 3-1 për Teutën, ndërsa dueli i luajtur në “Arena Kombëtare”, është mbyllur me barazim.

Sezoni i Teutës ka nisur mirë, por tanimë po merr një kthesë të fortë në këtë fund faze të tretë. Blutë kanë grumbulluar 24 pikë në 25 javë dhe tashmë duhet të marrin ndeshjet me radhë për të arritur të dalin na zona e ftohtë.

Të besuarit e Bledar Hodos ndodhen në vendin e 9-të dy pikë larg vendit të 7-të, por pretendojnë që ta lënë atë vend. Në favor të Teutës janë dhe statistikat. Të besuarit e Hodos dinë si t’i marrin pikët ndaj Tiranës.

Tashmë përpara janë vetëm finale dhe të gjitha skuadrat e dinë shumë mirë këtë. Duhet vlerësuar çdo detaj dhe këtë do të përpiqet të bëjë edhe Teuta në ndeshjen e javës së 26-të të Kategorisë Superiore ndaj Tiranës në “Niko Dovana”.

Lajmi i mirë është se për këtë përballje Teuta rigjen lojtarë shumë të rëndësishëm. Bëhet fjalë për mesfushorin Erando Karabeci. Ky i fundit ishte me një gjendje gripale dhe tani është bashkuar më grupin.

 

Share This Article
Leave a Comment