Takimi në bashki, Rama u jep porositë këshilltarëve të PS për 11 majin

1 Min Read

“Dilni në terren dhe të jeni sa më aktivë”. Kjo është porosia që Edi Rama u ka dhënë këshilltarëve socialistë në Bashkinë e Tiranës, duke kërkuar angazhim maksimal të tyre për zgjedhjet e 11 majit.

Pas mitingut me punonjësit e Bashkisë së Tiranës në sheshin ‘Skënderbej’, Rama ka zhvilluar një takim disa minutësh në mjediset e institucionit lokal me këshilltarët e majtë bashkiakë.

“Të jeni sa më aktivë, dilni në terren, mbuloni zonat”, raportohet t’i ketë kërkuar Kryeministri këshilltarëve socialist. Në vijim ai u ka thënë të jenë më të motivuar se kurrë për të arritur fitoren në 11 maj.

Share This Article
Leave a Comment