Merr një shok, ejani në stadium! |

1 Min Read

Teuta kërkon kthesën ndaj Tiranës, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 17:00. Një duel shumë i rëndësishëm për durrsakët, të cilët do të luajnë “all-in” vetëm për fitoren.

“Djemtë e Detit” nuk po kalojnë aspak një moment të mirë në Superiore dhe për të kaluar “krizën” kërkojnë edhe ndihmën e tifozvë. Klubi u bën thirrjtë të gjithëve që të jenë sa më të shumtë në stadium për të mbështetur ekipin në mënyrë që të rikthehen te fitorja.

Njoftimi i Teutës:

“MOS MUNGONI, ekipi ka nevojë per ju.

Përshëndetje të nderuar tifozë. Mbështetja juaj është një forcë e madhe për ne, ndaj ju ftojmë të na nderoni me prezencën tuaj masive në stadium për ndeshjen e së shtunës përballë Tiranës. Merr një shok, ejani në stadium. #forcateuta”, shkruhet në postimin e durrsakëve.

Share This Article
Leave a Comment