S’ka fakte për shkelje

1 Min Read

Deputeti socialist Plarent Ndreca ishte këtë të enjte në SPAK. Ai akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “shkelje e barazisë në tendera” dhe për devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë kur mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

Pas daljes nga SPAK, Ndreca tha se ka kërkuar pushimin e menjëhershëm të kësaj çështje. Ai tha se nuk ka asnjë dëm ekonomik apo lidhje shkakësore për tu ngritur këto akuza.

Share This Article
Leave a Comment