Berisha e akuzoi për vjedhje të fondeve të USAid/ Si instituti i Delina Ficos mori 10.5 mln dollarë për projektin ‘Justice for All’ në Shqipëri

5 Min Read

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ngritur akuza ditën e djeshme kundër bashkëshortes së deputetit Blendi Çuçi, Delina Fico, që sipas tij ka grabitur fondet e USAid për Shqipërinë. Gjatë deklaratës, Berisha ka theksuar se Fico në kundërshtim me ligjin ka përfituar 10 milionë euro nga fondet e USAid.

“Por në hierarkinë e shpërdorimit të fondeve të taksapaguesve amerikanë dhe pasurimit të elitave të ekstremit të majtë në vende të ndryshme të botës, Shqipëria nxin sterrë edhe me figurën e lubisë numër 2, e cila quhet Delina Fico. Delina Fico, bashkëjetuesja aktuale e ministrit Çuçi, dhe ish-bashkëjetuesja e Edi Ramës, ka marrë shuma përrallore me projekte antikushtuese dhe antiligjore nga USAID-i për pasurimin e saj dhe kapjen e sistemit të drejtësisë kryekëput nga Rama dhe enturazhi i tij. Lubia numër 2 apo Delina Fico me këshilltarët ligjorë që kompania e saj në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, ka afruar Gjykatës së Lartë dhe sistemit të drejtësisë, ka gllabëruar nga fondet e USAID-it dhjetë milionë euro,” tha Berisha.

Por cilat janë fondet e dhëna për Shqipërinë?

Në një kërkim që Dosja.al, ka bërë rezulton se fondet e dhëna për Shqipërinë janë për projektin “Justice For All”. Për këtë projekt, USAid ka ofruar dhe dhënë 10.5 mln dollarë për të përmirësuar sektorin e drejtësisë në Shqipëri.

Sipas përshkrimit të projektit të dhënë nga USAid, shihet se ky është një projekt 5-vjeçar (2016-2021) në Shqipëri që synon përforcimin e drejtësisë dhe performancën e gjykatave shqiptare. Këto fonde duhet që të përdoreshin për të rritur efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien e gjykatave. 

Berisha e akuzoi për vjedhje të fondeve të USAid/ Si instituti i

USAid

“Në mars 2016, USAID filloi Projektin e tij Drejtësi për të Gjithë, një projekt pesëvjeçar i krijuar për të forcuar efektivitetin dhe transparencën e gjykatave në Shqipëri. Për të përmirësuar performancën e gjykatave shqiptare, projekti do të ofrojë asistencë për të rritur efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien e gjykatave. Në fund të fundit, projekti synon të rrisë besimin e qytetarëve tek gjyqësori. Për të promovuar një kërkesë më të madhe publike për përmirësimin e performancës në sektorin e drejtësisë, USAID do të mbështesë organizatat e shoqërisë civile (OSHC) që do t’i japin zë interesit të publikut për të pasur një sistem gjyqësor më efektiv dhe transparent në Shqipëri.

USAID-i po mbështet reformat e vazhdueshme në drejtësi dhe udhëheqjen e përmirësuar gjyqësore përmes asistencës teknike në planifikimin dhe koordinimin e shumë veprimeve të nevojshme për krijimin e organeve kryesore gjyqësore për të lehtësuar zbatimin e saktë të shumë procedurave të përcaktuara nga ligjet e reja që rregullojnë reformat. Në fokus të veçantë është Këshilli i Lartë Gjyqësor si organi i ri drejtues i gjyqësorit. Formimi i këtij organi të ri dhe zbatimi i funksioneve të tij janë të një rëndësie të veçantë për funksionimin e përgjithshëm të gjyqësorit. USAID-i do të monitorojë nga afër formimin e tij dhe do të ofrojë asistencë teknike për ta ndihmuar atë të zbatojë siç duhet mandatet e tij,” shkruhet në faqen e USAid. 

Kush i mori këto fonde?

Fondet e USAid, të dhëna për projektin ‘Drejtësi për të Gjithë’ janë marrë nga Instituti ‘East West Management’, një organizatë jofitimprurëse me bazë në SHBA. Në këtë institut është e punësuar dhe Delina Fico, si Drejtuesja e Programeve të Shoqërisë Civile

Berisha e akuzoi për vjedhje të fondeve të USAid/ Si instituti i

Instituti ‘East West Management’

Sipas të dhënave të publikuara nga ky institut, fondet e ofruara nga USAid, janë shpenzuar për drejtësinë në Shqipëri, shoqëritë civile, gazetarët investigativ si dhe organet e medias. Por nuk ka të dhëna konkrete në lidhje me shpenzimet apo me fondet që i janë shpërndarë çdo fushe të caktuar për këtë program apo nëse këto fonde kanë shkuar vërtetë në atje ku duhet. 

Berisha e akuzoi për vjedhje të fondeve të USAid/ Si instituti i

Pershkrimi

“EWMI zbatoi projektin e USAID-it Drejtësia për të gjithë në Shqipëri, një projekt pesëvjeçar i krijuar për të përmirësuar performancën e gjykatave nëpërmjet zbatimit të standardeve gjithëpërfshirëse të performancës gjyqësore në efikasitet, transparencë, aksesueshmëri dhe llogaridhënie. Projekti gjithashtu ofroi ndihmë për gazetarët investigativë dhe organet e medias për të forcuar rolet e tyre si aktorë të rëndësishëm në procesin e reformës në drejtësi dhe si mbikëqyrës për zbatimin e reformave. Qëllimi përfundimtar i projektit ishte rritja e besimit të publikut në sistemin gjyqësor të Shqipërisë,” shkruhet në faqen e Institutit East ëest Management për projektin në Shqipëri. 

usaid justice for all delina fico

Galeria fotografike (

1 / 3

)

Share This Article
Leave a Comment