Policia gjatë kontrollit në banesën e Arben Isufajt të njohur si “Ben Qimes” u gjet një pistoletë ku në të ishin gdhendur inicialet e tij.
Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme prove, përfshirë një armë zjarri pistoletë, një palë targa të huaja, jelek multifunksional si i Policisë, dy pajisje DVR, gjashtë celularë dhe dokumenta të ndryshëm zyrtarë.
Policia e Fierit ka shoqëruar edhe disa persona të lidhur me Isufajn dhe po azhdojnë hetimet për të siguruar prova të tjera.
Arben Isufaj është shpallur në kërkim për dy vepra penale: “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ai po hetohet pasi kërcënoi me jetë gjyqtarin Vladimir Cjapin. Ben Qimja është i njohur për drejtësinë për aktivitetet e tij të paligjshme, përfshirë trafikun e drogës dhe veprimtari të tjera kriminale.