Guardia di Finanza dhe Agjencia e Doganave dhe Monopoleve të Italisë kanë sekuestruar mbi 58 tonë mbetje ekotoksike në portin e Ankonës, në kuadër të operacionit “Metal Gate”.
Këto mbetje të cilat po tentoheshin të importoheshin ilegalisht nga Shqipëria ishin nisur nga dy kompani italiane me seli në rajonin e Lombardisë.
Sipas ekspertëve të Agjencisë Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit, mbetjet e deklaruara si “shkumë alumini” përmbanin në të vërtetë një përqendrim të lartë të zinkut, plumbit dhe bakrit, substanca shumë toksike që shkaktojnë ndotje të rëndë mjedisore.
Mbetjet janë sekuestruar dhe përfaqësuesit ligjorë të kompanive të përfshira janë vënë nën hetim.