Pas Donald Trump dhe J.D. Vance, aleati i ngushtë i presidentit të ri amerikan nis një sulm ndaj Volodymyr Zelensky. Elon Musk përmes një postimi në Twiter tha se Zelensky nuk mund të pretendojë se përfaqëson vullnetin e popullit të Ukrainës, nëse nuk rikthen lirinë e shtypit dhe nuk ndalon anulimin e zgjedhjeve.
“Zelensky nuk mund të pretendojë se përfaqëson vullnetin e popullit të Ukrainës, nëse nuk rikthen lirinë e shtypit dhe nuk ndalon anulimin e zgjedhjeve!” shkroi Elon Musk në Twitter.
Musk gjithashtu tha se në SHBA zgjedhjet mbaheshin edhe gjatë kohërave të luftës.
“Në Amerikë, ne mbajmë zgjedhje presidenciale çdo katër vjet edhe në kohë lufte. Kemi mbajtur zgjedhje gjatë luftës civile. Ne mbajtëm zgjedhje gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përpara se presidenti Zelensky të vendosë t’i japë përsëri leksione presidentit amerikan, ai duhet të mbajë vetë zgjedhjet”, tha ai.