Kukës/ Vetëdorëzohet 25vjeçari, plagosi me armë zjarri kushëririn e kryetarit të bashkisë

1 Min Read

Kukës, vetëdorëzohet 25vjeçari, plagosi kushëririn e kryetarit të bashkisë.

29vjeçari i plagosur është kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj. Autori i dyshuar i cili vijon të jetë në kërkim është Zenel Muçmata, Drejtor i drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë e Kukësit.

Plagosja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Mësohet se pas konfliktit Halilaj ka goditur me grusht Muçmatën. Pas kësaj 29vjeçari është larguar për në banesën e tij. Ai është ndjekur me makinë nga autori i dyshuar dhe kur Halilaj ka qenë pranë banesës ai e ka qëlluar.

Plumbi e ka kapur të riun në fundshpinë dhe fatmirësisht nuk i ka dëmtuar asnjë organ të brendshëm. Ai ndodhet për trajtim mjekësor në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të

The post Kukës/ Vetëdorëzohet 25vjeçari, plagosi me armë zjarri kushëririn e kryetarit të bashkisë appeared first on GIJOTINA.

Share This Article
Leave a Comment