Egoizëm maskilist, i kthejnë gratë në pronë

1 Min Read

I ftuar në studion e “Opinion” në Tv Klan sociologu Gëzim Tushi duke iu referuar këtij rasti, por jo vetëm, iu drejtua me një gjuhë shumë të ashpër meshkujve.

Sipas tij, ky nuk është një krim pasioni, por është egoja e një mashkulli, veçanërisht atij ballkanas për të trajtuar si pronë dhe për të sunduar gruan e tij.

Gëzim Tushi: Përdorimi i termit krim pasioni ka marrë një konotacion të pranishëm në shoqërinë shqiptare dhe kam përshtypjen që pas kësaj fshihet dhe një gjë shumë e rëndësishme. Edhe opinioni publik, por dhe organet e policisë kur përballen me një rast që ka të bëjë me krim pasioni e zbutin ose e konsiderojnë më të pranueshëm se sa krimet e tjera. Pra nëse njëri e ka vrarë gruan për xhelozi atëherë opinioni publik së pari i vesh atë aureolën që kjo ngjarje e paska një arsye dhe nuk po them deri në nivele të tilla që thonë “mirë ia bëri, që e vrau”.

Blendi Fevziu: Kjo është e vërtetë po të shikosh komentet poshtë kronikës, gjysma thonë mirë ia bëri. Kjo është e tmerrshme.

Share This Article
Leave a Comment