Mbappe “tallet” me mbrojtjen e Man.City, Real Madrid dyfishon rezultatin (Video) |

1 Min Read

Real Madrid ka dyfishuar rezultatin duke shënuar edhe golin e dytë sonte ndaj Manchester City-t.

Një aksion i orkestruar perfekt nga Bellingham, Vinicius Jr dhe Rodrygo teksa francezi ka pritur pasimin final, ka rregulluar topin, ka nxjerrë blof Gvardiol duke shënuar më pas lehtësisht golin e 2-0.

Ky ishte goli i dytë i mbrëmjes për Mbappen i cili i dha fillimisht avantazhin spanjollëve në minutën e 4-t me një tjetër gol të bukur.

Share This Article
Leave a Comment