Fredi Beleri thirrje BE për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri

1 Min Read

Eurodeputeti i partisë Demokracia e Re, Fredi Beleri, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të sigurojë respektimin e të drejtave të minoritetit grek gjatë procesit të anëtarësimit të Shqipërisë.

Deklarata e Belerit u bë gjatë një seance të Komitetit të Parlamentit Europian për Peticione ditën e sotme.

Sipas Belerit, të drejtat e minoritetit grek vazhdojnë të shkelen, veçanërisht në lidhje me të drejtat pronësore.

Ai kërkoi gjithashtu që mbrojtja e të drejtave të minoriteteve të jetë një prioritet në negociatat mes Shqipërisë në Bashkimi Evropian.

Share This Article
Leave a Comment