Milani jashtë Champions League, Theo Hernández u kërkon falje tifozëve! |

1 Min Read

Milani u eliminua nga Champions League, pasi u mposht nga Feyenoord, dhe momenti kyç i ndeshjes ishte kartoni i kuq i marrë nga Theo Hernández, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për simulim.

Kjo i la kuqezinjtë me dhjetë lojtarë dhe shkaktoi shumë kritika nga tifozët e Milanit. Sot, përmes rrjeteve sociale, francezi ka kërkuar falje për gjestin e tij:

“Futbolli është i paparashikueshëm: na ofron gëzime të mëdha, por edhe momente të dhimbshme. Sot ndiej një zhgënjim të madh. Kërkoj falje te shokët e skuadrës që i lashë me 10 lojtarë dhe u kërkoj falje tifozëve që na mbështesin gjithmonë. Por ky klub është një familje dhe së bashku do të rikuperohemi. Le të ringrihemi të gjithë së bashku. Unë i pari. Forza Milan!”

 

Share This Article
Leave a Comment