Gjobë dhe shitje në verë, kartoni i kuq i Theo Hernandez “tërbon” Milanin |

1 Min Read

Sezoni aktual duket se do të jetë i fundit për Theo Hernandez, me fanellën e Milanit. Prej kohësh përflitej për një largim të mundshëm, por kartoni i kuq ndaj Feyenoord, i ka dhënë fund të gjitha dilemave.

Ndëshkimi i francezit në Ligën e Kampioneve, i kushtoi kuqezinjve me eliminim, në një sfidë ku deri në minutën e 50-të po dominonin totalisht.

Sipas Gazetto dello Sport, klubi do të ndëshkojë me gjobë Theo-n për kartonin e kuq, por nuk mbyllet këtu. Drejtuesit, të pakënaqur me paraqitjet e tij, kanë vendosur t’i tregojnë derën dhe në verë do të shitet.

Francezi ka kontratë deri në vitin 2026 dhe italianët nuk duan ta humbasin falas. Do të jetë e vështirë për të gjetur një klub që paguan shifër të lartë për një lojtar që ka vetëm një vit të mbetur në kontratë.

Megjithatë puna ka nisur dhe synohet arritja e një marrëveshje për ta shitur sa më shpejt.

Share This Article
Leave a Comment