MYNIH- Alex Soros duket se nuk e lë dot jashtë rrjeteve të tij sociale kryeministrin Edi Rama i cili në fakt i ka fshirë fotot nga llogaritë e tij me investitorin. Soros ka postuar sërish në rrjetet sociale foto nga Konferenca e Sigurisë në Mynih ku nuk ka harruar të publikojë një foto Ramës vetëm, në albumin e tij.
Në përshkrimin e fotove Soros ka përmendur edhe qëndrimet e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump. Ai shkruan, duke ironizuar se synimet e Trump më në fund po merren fjalë për fjalë ashtu edhe seriozisht.
“Kjo është për #MSC25. Ne do të merremi me pasgoditjet e tërmetit gjeo-politik që ndodhi në Mynih për disa që do të vijnë – synimet e Trump më në fund po merren fjalë për fjalë ashtu edhe seriozisht.
Ironia e Heinrich Heine nga ana tjetër…”, shkruan Soros.

Soros merr pjesë në takime të ndryshme për çështje globale, ndërsa po ashtu në rrjetet e tij sociale ka ndarë shpeshherë foto me kryeministrin.
Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, është edhe udhëheqës i Fondacionit për Shoqëri të Hapur. Filantropi George Soros, ia ka dhënë kontrollin e kompanisë së tij me vlerë prej 25 miliardë dollarësh djalit të tij më të vogël, Alex Soros.
Pronat e biznesit të Soros përfshijnë Fondacionin e tij jofitimprurës për Shoqëri të Hapur, i cili e ushtron aktivitetin në më shumë se 120 vende anembanë botës.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAlexandersorospublic%2Fposts%2Fpfbid02Ejexbrit33y5jtVyvdLxYkZJVgySjFv8AiEJDnaMxiE16X4H2VBT6FFE2dpAw2fyl&show_text=true&width=500