Kanye West kritikoi Akademinë e Regjistrimit që nuk i dha atij dhe gruas së tij, Bianca Censori, bileta për Grammy 2025 – pavarësisht se reperi mori një nominim.
“Si munden Grammies të më nominojnë, pastaj të mos më japin bileta dhe pastaj njerëzit të çmenden kur largohem,” shkroi West përmes X të shtunën në lidhje me shfaqjen e çmimeve të 2 shkurtit.
“Më duhej të luftoja për 5 orë dhe të telefonoja të gjithë që njihja për të marrë bileta për Grammies.Ata më dhanë bileta, por vetëm për tapetin e kuq. Në atë moment nuk e kisha filluar tërbimin.”
Hiti i Ye and Ty Dolla $ign “Carnival” u nominua për këngën më të mirë rap, por ata humbën nga Kendrick Lamar për “Not Like Us”. Një producent ekzekutiv i Grammys konfirmoi më parë se West, 47, dhe Censori, 30, nuk iu dhanë vende brenda Crypto.com Arena në Los Angeles për shfaqjen e këtij viti.
“Ata nuk kishin një nominim në [televizion] dhe Kanye nuk do prezantonte,” tha Raj Kapoor për People në fillim të këtij muaji. “Ai nuk do performonte”
Edhe pse reperi i “Gold Digger” nuk ia doli të futej brenda, ai dhe modelja australiane, me të cilën u martua në dhjetor 2022, bënë bujë kur bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Grammy.
Teksa Censori pozonte përkrah të shoqit, ajo hoqi pallton për të treguar se kishte veshur një fustan krejtësisht të tejdukshëm pa asgjë poshtë.
Thashethemet u përhapën më vonë se çifti ishte përjashtuar nga nata më e madhe e muzikës për shkak të veshjes të Censorit – megjithëse një burim i tha Page Six se ata u larguan me dëshirën e tyre përpara se të fillonte ceremonia.