Meghan Markle, e lënduar nga prishja e miqësisë me Beckhams

2 Min Read

Meghan Markle mendon se Familja Mbretërore Britanike ndikoi në prishjen e miqësisë me  David dhe Victoria Beckham.

RadarOnline ka raportuar se Markle po acarohet gjithnjë e më shumë  me faktin se sa komod duken Beckham me familjen mbretërore britanike, pasi mendon se ata duhet të tregojnë më shumë besnikëri ndaj saj.

Beckhams u fotografuan së fundmi duke kaluar kohë me Mbretin Charles III dhe të gjithë ishin  të buzëqeshur në darkën ekskluzivr në High Grove House.

Një burim tha: “Janë rikthyer të gjitha “kujtimet” e saj të vjetra se ajo u trajtua keq nga mbretërit dhe Beckhams, kështu që kjo miqësi në rritje është si një goditje e dyfishtë për Meghan.

“Nuk është sekret që Meghan ishte e dëshpëruar të bëhej shoqe me Victoria. Ajo ishte një fanse e zjarrtë përpara se të takonte Harry-n, kështu që kishte të gjitha llojet e planeve të bashkëpunimit me Victoria kur Harry më në fund i prezantoi ato.”

Insajderi shtoi: “Tani duket se Kate po përfiton të gjitha përfitimet e një miqësie me Victoria, e cila ka qenë duke e këshilluar në heshtje.

David dhe Victoria ishin të ftuar në dasmën e Meghan dhe Harry dhe ajo ishte veçanërisht e afërt me ish-Spice Girl.

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment