Cardi B konfirmon romancën me atletin

2 Min Read

Cardi B e kaloi ditën e Shën Valentinit me Stefon Diggs pas ndarjes nga reperi, Offset.

Sipas pamjeve video të siguruara nga TMZ, reperja e “WAP” u pa në Miami me Stefons të premten mbrëma.

Në klip, Cardi dhe Diggs mbërritën në një hotel në orët e para të mëngjesit. Ylli i NFL ishte në sediljen e shoferit, ndërsa nëna e tre fëmijëve dukej se po kërkonte diçka në automjet ndërsa qëndronte në derën e anës së pasagjerit.

Paraqitja e dyshes për Shën Valentinin vjen gati dy javë pasi Cardi u pa duke festuar me Diggs në një klub të qytetit të Nju Jorkut.  Pasi u shfaq lajmi se artistja po dilte me atletin, Offset, bëri disa postime që synonin nënën e tre fëmijëve të tij.

Në tweet-et e fshira tani, reperi i Migos, i lindur Kiari Cephus, shkroi, “Meqë ra fjala, të kisha unë javën e kaluar” dhe “My New Bitch Badder”.

Cardi bëri kërkesë për divorc nga Offset – për herë të dytë – në gusht 2024. Pas paraqitjes së kërkesës për divorc, fituesja e Grammy-t zbuloi se ajo po kërkonte kujdestarinë kryesore të fëmijëve të tyre – Kulture, 6, Wave, 3 dhe vajzës  5-muajshe, emri i së cilës nuk u zbulua – dhe nuk po kërkonte nga Offset mbështetje për fëmijët.

 

Share This Article
Leave a Comment