Vota e diasporës/ 150 000 të regjistruar, afat deri më 4 Mars për riaplikim për ata që u është refuzuar kërkesa

1 Min Read

Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 11 maj, ka arritur shifrën 150 mijë shtetas.

Shifrat janë bërë publike nga kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Celibashi iu bëri thirrje shtetasve shqiptarë që të aplikojnë në PER tani dhe deri më 4 mars 2025.

“Zgjedhësit nga jashtë të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim në PER, kanë të drejtë të riaplikojnë pa kufizim deri në datën 4 mars 2025”, shkruan Celibashi në një postim në rrjetet sociale.

Share This Article
Leave a Comment