U qëllua me plumb në kokë nga partneri, dërgohet te Trauma e plagosura

1 Min Read

45vjeçarja Anila Prendushi e cila u plagos me plumb në kokë nga partneri i saj në Shkodër, është nisur drejt spitalit të Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.

Prendushi u qëllua me armë zjarri nga 34vjeçari Kolë Manaj, paraditen e kësaj të marte në Shkodër, i cili pasi qëlloi 45vjeçaren vrau veten.

Prendushi u dërgua fillimisht në spitalin e Shkodrës por më pas gjendja e saj është rënduar dhe është nisur drejt Traumës në kryeqytet.

45vjeçarja ishte e divorcuar dhe nënë e 3 fëmijëve. Pas divorcit, ajo kishte nisur një lidhje dashurie me Kolë Manajn, me të cilin bashkëjetonte prej 5 vitesh.

Dyshohet se rreth dy javë më parë, nëna e tre fëmijëve kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me 34vjeçarin. Por Manaj e kishte kundërshtuar këtë dhe gjatë takimit që patën ditën e sotme 34vjeçari ka kryer aktin ekstrem duke qëlluar me plumb Prendushin dhe më pas duke vrarë vetën.

The post U qëllua me plumb në kokë nga partneri, dërgohet te Trauma e plagosura appeared first on GIJOTINA.

Share This Article
Leave a Comment